Loading…

Votimi i Qeverisë Hoti: Gjithçka që dihet deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më tej

  • 03/06/2020 | 11:12

Votimi i Qeverisë Hoti: Gjithçka që dihet deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më tej

Zhvillimet interesante në skenë politike kosovare pritet të vazhdojnë edhe sot. Ka mbetur shumë pak nga fillimi i senacës së jashtëzakonshme ku pritet të votohet Qeveria në krye me Avdullah Hotin, teksa shumica e deputetëve kanë arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Tashmë na ndajnë pak minuta nga fillimi i seancës së jashtëzakonshme, në të cilën pritet të votohet Qeveria nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, ku bashkë me to janë edhe Lista Serbe dhe partitë e tjera të minoriteteve.

Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur shumica e deputetëve të LDK’së, PDK’së, Nismës dhe AAK’së. Ndërkaq edhe ata nga VV kanë konfirmuar se do të marrin pjesë, raporton Gazeta Metro.

Politikanja që më së shumti iu lakua në media emri këto ditë, Vjosa Osmani e LDK’së pak më parë para mediave tha se sapo të fillojë seanca, do të shihet nëse ajo do ta drejtojë ose jo.

Kryeministri në largim, Albin Kurti në anën tjetër, në orën 10:00 e ka mbledhur për herë të fundit Qeverinë e tij, ku u morën disa vendime.

Nga këtu ai nuk pranoi të flas shumë para gazetarëve, mirëpo vetëm tha se ‘do të shihemi në aktivitetet e rradhës’.

Kryeministri në ardhje, Avdullah Hoti me gjasë është shumë entuziast sot. Ai para rreth 40 minutash është parë duke shkuar në seancë, madje në këmbë.

Se a i ka Hoti të gjitha votat për t’u bërë kryeministër nuk dihet ende, mirëpo bashkëpartiakë të tij nga LDK kanë thënë se i kanë mbi 61 numra, raporton Gazeta Metro.

Vetëm pasi të mbahet seanca dhe të fillojë votimi do të shihet se a i ka në të vërtetë koalicioni LDK-AAK-Nisma numrat, pasi që një deputet i kësaj të fundit, Haxhi Shala, ka thënë se ende nuk ka vendosur për votën e tij.

Njëjtë edhe deputetja Zikrete Aliti tha se në seancë do të dihet vota e saj. Kjo, dje dha dorëheqje nga grupi 6+ dhe tashmë do të vazhdojë si deputete e pavarur.

Sidoqoftë, se çfarë saktësisht pritet të ndodhë në këtëe seancë, pritet të shihet vetëm pas pak mintuave kur pritet edhe të fillojë.

Ndryshe, nga LDK kanë thënë se nëse vijnë në pushtet do të hartojnë një Pako Emergjente për rimëkëmbjen ekonomike.

Po ashtu, nga kjo parti kanë theksuar se qëllim i tyre mbetet nënshkrimi i marrëveshjes finale me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA’së dhe BE’së, e cila i hap rrugë proceseve të rëndësishmë të vendit./gazetametro.net

Drejtpërdrejt seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Posted by Gazeta Metro on Wednesday, 3 June 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë