Pas diskutimeve mes deputetëve në Kuvend, është votuar Propozim- rezoluta e AAK’së, lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.
Rezoluta kaloi me 76 pro, 2 kundër dhe asnjë apstenim.
Diskutimet e deputetëve
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti ka kërkuar që pikat në rezolutë të jenë konkrete dhe të formuluara drejt me një subjekt, ngaqë ai thotë se pika “Të bëhet e mundur sa më parë…” është shumë e papërcaktuar, duke u mbështetur nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Deputetja e LDK’së Vjosa Osmani ka tha se ajo duhet të votohet rezoluta me dy ndryshime.
“Te pika e parë të obligohet Qeveria për rrënim dhe e dyta të saktësohet që fjala është për murin ilegal te ura e Mitrovicës”, ka thënë Osmani.
Nga PDK-ja ka folur kryetari i GP, Zenun Pajaziti që ka thënë se partitë politike është mirë të dërgojnë deputetë të cilët merren me këto gjëra dhe se muri mund të rrënohet edhe pa rezolutë, por megjithatë duhet të votohet edhe rezoluta.
Deputeti Pal Lekaj u pajtua me propozimin e nënkryetarit Hamiti dhe të tjerëve, por ai tha se të gjithë partitë kanë qenë në hartim dhe ka thënë që të vendoset ashtu si është në votim.