Loading…

Votohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës, por abstenon deputeti i Vetëvendosjes

  • 24/10/2022 | 13:15

Votohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës, por abstenon deputeti i Vetëvendosjes

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për periudhën 2022-2027.


Nga 84 deputetë të pranishëm vetëm 61 deputetë morën pjesë në votim ku 60 vota ishin për dhe 1 abstenim nga deputeti i VV-së, Fatmir Humolli.

Deputetët e opozitës edhe pse ishin të pranishëm në seancë nuk morën pjesë fare në votim.

Ata gjatë shqyrtimit të kësaj strategjie hodhën akuza, duke thënë se kjo vetëm strategji nuk mund të quhet.

Opozita kërkoi që e njëjta të mos hidhet fare për votim dhe që të kthehet për shqyrtim edhe një herë në Komisionin për Siguri.

Pas kësaj, kryetari Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi shkon në pushim deri në orën 15:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë