Loading…

Voton Rusia t’ia siguroj pushtetin Putinit deri 2036’n

  • 01/07/2020 | 18:53

Voton Rusia t’ia siguroj pushtetin Putinit deri 2036’n

Sipas numërimeve të hershme, zyrtarë zgjedhor në Rusi thonë se qytetarët kanë votuar në favor të amendamenteve të kushtetutës që do t’i lejonin Presidentit Putin edhe dy mandate në post, me mundësi të shtyrjes së pushtetit deri në vitin 2036, transmeton Gazeta Metro.


Po ashtu në votim gjenden edhe një tubë amendamentesh që janë parashikuar të joshë votën konservatore, përfshi edhe ndalimin e martesave për homoseksualët.

Ky referendum raportohet të jetë degraduar nga mashtrime në votime dhe parregullsi që prej se votimi është hapur javën e kaluar- kjo një përkujdesje që lejon distancimin social.

Plani i parë për mbajtjen e referendumit ishte me 22 prill por ishte pezulluar për shkak të shpërthimit të pandemisë, që ka kapluar Rusinë.

Vladimir Putin vet votoi në vendvotimin në Moskë të mërkurën, që do të mundësonte atij imunitet nga ndjekja ligjore pasi të pensionohet.

Një grup aktivistësh protestuan sot në Sheshin e Kuq duke formuar me trupat e tyre numrin 2036, vit deri ku do të zgjatej mandati Vladimir Putin.

Protestuesit shihen të shtrirë në videot e postuara në rrjetet sociale para mauzoleut të Lenin në Moskë. Raportohet se këta aktivistë fillimisht ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje e liruar pastaj pa akuzë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë