Loading…

Votuesit i çojnë ‘selam’ Kurtit për fushatën në Shqipëri: Votën ta marrim qysh ta kemi dhënë

  • 11/04/2021 | 19:36

Votuesit i çojnë ‘selam’ Kurtit për fushatën në Shqipëri: Votën ta marrim qysh ta kemi dhënë

Kryeministri Albin Kurti, ka disa ditë që po merret me fushatën në Shqipëri, derisa Kosova përballet me probleme të mëdha. Pandemia, kriza ekonomike, masat që nuk po zbatohen e që janë vendosur pa u menduar mirë kanë nxitur mllef të madh te votuesit e Kurtit, të cilët në postimin e fundit e kanë gozhduar me komente negative, shkruan Gazeta Metro.


Kurti, përmes një postimi në Facebook tregoi se kishte zhvilluar takim virtual me disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me komunitetin shqiptar në Itali.

Ai shtoi se shqiptarët në Itali janë një faktor përcaktues për marrëdhëniet e dy vendeve.

Mjaftoi ky postim që të nxiste komente negative nga votuesit e Kurtit, të cilët i thanë se ‘’votën qysh ta kemi dhënë edhe ta marrim’’, shkruan Gazeta Metro.

Derisa kishte komentues nga diaspora që i thanë Kurtit se njëherë duhej të merret me problemet e Kosovës e pastaj të Shqipërisë.

Se Kurti po merret me problemet e Shqipërisë, është kritikuar edhe nga zyrtarë të shumtë. Ata thanë se kryeministri duhet të merret me Kosovën, dhe të kryej detyrën e tij kur dihet se pandemia ka ndikuar negativisht në ekonomi duke e përmbysur atë, por edhe në plot sfera tjera të jetës./gazetametro.net

Më poshtë keni disa nga qindra komentet te faqja zyrtare e kryeministrit Kurti:

Mbrëmë, pata kënaqësinë, si kryetar i Lëvizjes, bashkë me kandidatët Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, të…

Posted by Albin Kurti on Sunday, 11 April 2021

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë