Në këtë listë të vendeve kryesojnë Croacia dhe Mali i zi , ku të dyja qytetet ofrojnë pamje të mahnitshme. Në regjionin e Ballkanit, janë përzgjedhur gjashtë qytetet që duhen vizituar.  Këto vende njihen për kulturën që kanë dhe natyrën mbresëlënëse.
Më poshtë zbuloni gjashtë destinacionet që duhet vizituar, nga revista prestigjioze VOGUE.
LIQENI I OHRID, MAQEDONI
Ohri është ide perfekte nëse kërkoni të bëni një pushim. Rrugët me kalldrëm të këtij qyteti dhe Liqeni i saj e bën këtë vend shumë te veçantë. Nën mbrojtjën e Unesco’s, ky vend ofron tri parqe nacionale, monumente historike, dhe atrakcione të ndryshme, si ngjitje malore dhe lëshim me parashutë. Nësë shkoni në Ohër,duhet patjeter ta vizitoni edhe kështjellën e St Naumit ,e cila ndodhet 30 minuta larg Ohrit .
PRIZREN,KOSOVË
Prizreni është qyteti i kreativitetit , i rrethuar nga malet e Sharrit dhe Lumit Bistrica.
Vizitoni Prizrenin gjatë muajit gusht, në kohën kur mbahet DokuFesti, festivali më i madh i filmit në gjithë Kosovën, më evente të ndryshme muzikore, ekspozita të fotografisë , si dhe shfaqjen e më shumë se 200 filma nga e gjithë bota.
BEOGRAD, SERBI
Beogradi është kryeqyteti, ku e kaluara dhe e tashmja shkrihet në një vend të bukur. Këtu, përgjatë lumenjve Danub dhe Sava, ju mund të gjeni më shumë se dyqind bare lundrues, klube dhe restorante,
TRANSILVANIA, ROMANIA
I famshëm për fshtatrat e tij dhe për tregimin e legjendës Drakulla, rajoni i Trasilvanisë në Rumani është më shumë se legjendë. Eksporloni trashigminë kulturore në këtë vend. Exploroni kullat e vjetra  e sidomos kishwn e zezw tw stilit gothic
Himarë, Shqipëri
Në Shqipëri qyteti i Himarës , i cili ndodhet në Detin Jon në të cilën gjenden dy plazhet mahnitëse si plazhi Gjipea dhe Grama, ky vend ofron pamje dramatike. Malet shërbejnë si sfond në plazhet kristali të qeta.
 Bosnja dhe Hercegovina
Rajoni i Hercegovinës është i vendosur në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjatë një vizite në Hercegovinë mund të rezervoni një pushim në Malin e Zi ku ju mund të qëndroni në një fermë rurale. Aty ju mund të gatuani ushqime tradicionale dhe tw pini verë. Mund të pini një kafe turke para e të niseni për në Balgaj ,një nga manastriet më të bukura të fshatrave në Hercegovinë.