Loading…

Vranësira dhe më freskët të mërkurën në Kosovë

  • 04/08/2020 | 23:32

Vranësira dhe më freskët të mërkurën në Kosovë

Në dy ditët e ardhshme, që nga mëngjesi i ditës së mërkurë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, derisa temperaturat maksimale do të pësojnë rënie të theksuar, për 10C-15C në krahasim me ditët e shkuara.


Një ciklon nga Atlantiku do të depërtojë në rajonin tonë, e që sjell ndryshim të theksuar të motit.

Më freskët dhe kryesisht vranët. Që nga mëngjesi priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, e që do të zhvillohen edhe gjatë ditës dhe në mbrëmje. Vende-vende reshjet do të jenë intensive, me mundësi edhe për breshër. Edhe gjatë natës vende-vende do të vazhdojnë reshje lokale shiu.

Temperaturat në vise të ulëta 17C deri 25C, e në vise malore 14C deri 18C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 3.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë