Loading…

Vraniqi shpjegon pse marrin paga prej shtetit të Kosovës

  • 25/02/2017 | 12:08

Vraniqi shpjegon pse marrin paga prej shtetit të Kosovës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi i është kundërpërgjigjur akuzave ndaj Vetëvendosjes ku thuhet se po marrin paga prej shtetit.


Vraniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe Hasan Prishtina ka marrë pagë prej Perandorisë Otomane por punonte për pavarësi prej saj.

“Hasan Prishtina ka marrë rrogë nga Perandoria Otomane, por ka punuar për pavarësi prej saj, Emin Duraku ka marrë rrogë nga pushteti fashist, por e ka luftuar atë, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla e Ukshin Hoti kanë marrë rrogë nga pushteti jugosllav, por kanë punuar kundër projektit jugosllav e për bashkim kombëtar”, ka shkruar Vraniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë