Loading…

‘Vrapo pas diellit’ i prin festivalit ndërkombëtar të poezisë ‘Drini poetik’

  • 04/06/2019 | 16:09

‘Vrapo pas diellit’ i prin festivalit ndërkombëtar të poezisë ‘Drini poetik’

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, përmes një njoftimi për media bën me dije se nesër (e mërkurë) në orën 12:00, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, hapet ekspozita e artistes dhe poeteshës Kaltrina Hoti.


Ekspozita mban titullin “Vrapo pas Diellit”, dhe hapet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9 e 10 qershor për të dhjetën herë me radhë, në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prishtinë, Prizren e Kukës, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Kukësit.

Sipas njoftimit për media, Kaltrina Hoti “ka pasur disa ekspozita në Amerikë, piktura moderne me ton kombëtar, të cilat janë ndjekur me interesim nga vizitorët”.

Ajo po ashtu ka botuar edhe disa vepra letrare, kryesisht poetike.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 qershor.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë