Loading…

Vrasës, diktatorë e antisemitë lejohen në Twitter, njëra prej gazetave më të vjetra në Amerikë jo

  • 21/10/2020 | 19:42

Vrasës, diktatorë e antisemitë lejohen në Twitter, njëra prej gazetave më të vjetra në Amerikë jo

Një prej themeluesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Hamilton, me siguri po rrotullohet në varr pasi gazeta që e themeloi The New York Post, po censurohet ka një javë tani në SHBA nga rrjeti social Twitter. Kjo për shkak të një raporti se kanë botuar lajmin që nuk ishte në favor të Biden, duke ngulitur edhe më shumë besimin tek konservatorët amerikanë se mediat sociale anojnë nga demokratët, transmeton Gazeta Metro.


Raporti i The New York Post ishte censuruar menjëherë pas botimit, me arsyetimin e çuditshëm se materiali i botuar kishte prejardhjen nga hakimi i pronës private, që nuk i kishte ndaluar më parë asnjëherë. Kur kjo nuk mjaftoi si arsyetim, doli teoria se kjo qenka komplot rus për të ndërhyrë në zgjedhje.

Mediat nuk i censurojnë asnjëherë mediat tradicionale që mjaft shpesh janë zënë duke botuar lajme të pavërteta e të shtrembëruara qëllimisht.

Në Twitter lejohen të postojnë njerëz si Nicolas Maduro, diktatori i Venezuelës pa pengesë. Raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i publikuar këtë muaj se forcat e Maduros kanë vrarë dhe torturuar popullin e vet me dijen e krerëve të shtetit.

Richard Spencer, racist i hapur në Shtetet e Bashkuara cicëron në Twitter pa pengesë po ashtu. Mediat tradicionale madje nuk kishin përtuar ta lidhnin dikur atë me presidentin Trump, ndërsa Spencer e shan atë pasi Trump sipas Spencer ka qenë shumë efektiv në afrimin e afrikano-amerikanëve në shoqërinë amerikane.

Ajetollah Ali Khamenei i Iranit hapur thërret për zhdukjen e një populli të tërë në Twitter, pa e censuruar askush.

Llogaria e gazetës The New York Post mbetet e bllokuar një javë pas botimit të lajmit për aferat e korrupsionit të Hunter Biden, të birit të kandidatit demokrat Joe Biden.

Twitter nuk e ka ndërmend të hapë llogarinë e The New York Post derisa të fshij cicërimat që i konsiderojnë ata si ‘shkelje’. Twitter nuk kishte censuruar vetëm gazetën por edhe ata që shpërndanin atë cicërime të gazetës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë