Loading…

Vrasësi në Norvegji është danez i konvertuar në mysliman, policia nuk e përjashton motivin e terrorizmit

  • 14/10/2021 | 12:12

Vrasësi në Norvegji është danez i konvertuar në mysliman, policia nuk e përjashton motivin e terrorizmit

Harkëtari vrasës është identifikuar si shtetas danez 37 vjeçar dhe ishte në regjistrat si i radikalizuar me potencial kërcënimi nga autoritetet norvegjeze, të cilëve ja kishte dalë të ju ikte pasi kishin shkuar ta arrestonin pasi ishte raportuar se  kishte qëlluar me shigjeta. Rreth një orë më vonë vrau pesë persona në Kongsberg para një supermarketi, të gjithë viktimat ishin të moshës 50 deri në 70 vjeç, transmeton Gazeta Metro.


Hetuesit norvegjez kanë njoftuar sot se i dyshuari që vrau 4 gra dhe 1 burrë para një supermarketi mbrëmjen e mërkurës në . Ai lëshoi edhe një breshëri shigjetash drejt patrullës së policisë duke e plagosur një.

Dy persona janë njoftuar se janë të plagosur por nuk janë në rrezik për jetë.

Zëdhënës i Policisë norvegjeze Bredrup Sæverud ka konfirmuar se i dyshuari është i konvertuar në Islam dhe ishte i njohur për policinë si një shqetësim rreth radikalizmit potencial. Policia ka shtuar se i dyshuari “ka qenë disa herë në kontakt…me shërbimet shëndetësore disa herë”.

I dyshuari po merret në pyetje nga policia dhe ka pranuar se ishte ai që ka kryer sulmet, kanë raportuar mediat lokale norvegjeze.

Policia norvegjeze nuk ka njoftuar zyrtarisht motivin për sulmet, megjithëse shtuan se “terrorizmi natyrisht do të hetohet”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë