Loading…

Vrasësit i zënë pritën dhe e vrasin burrin në pikë të ditës në pompë benzine

  • 13/05/2022 | 19:17

Vrasësit i zënë pritën dhe e vrasin burrin në pikë të ditës në pompë benzine

Xhirimi tronditës nga qyteti Philadelphia në shtetin Pennsylvania të SHBA i një atentati në pikë të ditës në një pompë benzine. Vrasësit e armatosur e vranë e plagosën viktimën që vdiq gjatë trajtimit në spital, transmeton Gazeta Metro.


Dy vrasësit të veshur në të zeza qëlluan viktimën në mes të ditës të hënën e kësaj jave, ndërsa departamenti i policisë së Philadelphia ka njoftuar për shpërblim për infromacion rreth të dyshuarve prej 20 mijë dollarësh amerikanë.

Të dy të dyshuarit dolën nga vetura e tyre e lënë ndezur dhe u turrën drejt viktimës me armë të nxjerra duke shtirë disa herë drejt viktimës.

Sulmuesit kishin lënë veturën ndezur dhe pas sulmit i hipën dhe u arratisen me shpejtësi nga vendi i krimit.

Viktima ishte një 30 vjeçar, baba i një vajze 5 vjeç sipas raporteve vdiq gjatë trajtimit në spital./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë