Loading…

Vrasësit të Ermal Kamberit i rritet dënimi në 16 vjet: Familja kërkon 25 vjet

  • 19/10/2019 | 07:53

Vrasësit të Ermal Kamberit i rritet dënimi në 16 vjet: Familja kërkon 25 vjet

Vrasësit të Ermal Kamberit nga Mitrovica i është rritur dënimi në 16 vjet, mirëpo familja e viktimës kërkon së paku 25 vjet, shkruan Gazeta Metro.


Dy vite më parë u vra Ermal Kamberi në lokalin të cilin ai e menaxhonte. Ndërsa vitin e kaluar Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Belgjikës, kishin arrestuar vrasësin e Ermal Kamberit, Sadik Bajramin.

Ky i fundit u dënua me vetëm 12 vite burg, por pas ankesës së familjarëe mbi vendimin, gjatë këtij viti dënimi i tij u rrit për katër vite.

Vëllai i Ermalit, Shpëtim Kamberi tha se për familjen e tij ky vendim është i papranueshëm. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se familja duan burgim të përjetshëm apo më së paku 25 vite.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të tij:

Kemi lajme nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, pasi e kemi bër ankesen me Avokatin tonë, mbi vendimin e pa drejtë me vetem 12 vite burg me shumë shkelje nga Gjykata e Mitrovicës për vrasjen e vëllaut-djalit tonë Ermalit.

Me 4 tetorë dy ditë para zgjedhjeve e kishum seancen e parë dhe të fundit nga kjo Gjykat e Apelit, paskan vendos jo rigjykim por vetem rritje denimi direkt me vetem 4 vite rritje nga 12 qe kishte e shqiptuan denimin me 16 vite burg.

Për neve si familje është i pa pranueshem ky vendim nga Gjykata e Apelit, ne duam burg të përjetshem ose më se paku 25vite denim për kriminelin që na e vrau Ermalin tonë në punë, ky person është me të kaluar kriminale nga burgu i Zvicrres qe kishte mbajtur burg 4vite për hajni të rënda e kthejn në Kosovë sepse ishte pa dokumente atje “ilegal” kthehet k’tu bën vrasje për një rezervim tavoline, sepse Ermali nuk e kishte lën të ulët në atë tavolin. Për gjdo informatë më shumë do ju mbajm të informuar nesër./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë