Loading…

Vrasin mysafirët: Ky është hoteli më i frikshëm në botë

  • 18/02/2020 | 23:15

Vrasin mysafirët: Ky është hoteli më i frikshëm në botë

‘Hotel Cecil’ në Los Angelos është hoteli më i frikshëm në botë, në të cilin janë kryer vrasje të shumëta nga persona të njejtë, pastaj edhe shumë vetëvrasje, shkruan Gazeta Metro.


Hoteli ishte frymëzim edhe për episodet e ‘American Horror Story’ dhe ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e medieve. Disa thonë se, Elizabeth Short vizitoi hotelin, para se ajo të vritej brutalisht. 22-vjeçarja e cila u quajt “Dahlia e Zezë”, mund të ketë shkuar për një pije në hotelin famëkeq.

Në vitet 1980 edhe Richard Ramirez u përfol se kishte qëndruar atje.  Vrasësi serial amerikan, me nofkën Night Stalker, kreu një seri përdhunimesh dhe vrasjesh në Los Anxhelos midis viteve 1984-1985.Ndërkohë edhe austriaku Jack Unterweger, i cili u akuzua për 11 vrasje, qëndroi në hotel në vitin 1991.

Një nga tragjeditë më të fundit që u regjistrua  në hotel ishte vdekja e Elisa Lam. Studentja kanadeze qëndroi në Cecil në 2013-ën dhe u kap nga kamerat para se ajo të zhdukej./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë