Bashkëshortja e Alec Baldwin bëri paraqitjen e saj të parë publike pasi aktori në xhirime vrau aksidentalisht kameramanen Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
“Zemra ime është me Halyna. Burri i saj. Djali i saj. Me familjen dhe njerëzit e tyre të dashur. Dhe me Alekun tim. Ajo thotë ‘se nuk ka fjalë’, sepse është e pamundur të shprehë tronditje dhe dhimbje për një aksident kaq tragjik. Një zemër e thyer. Humbje. Mbështetje”, ka shkruar Hilaria Baldwin në Instagram.
Shumë të famshëm e kanë mbështetur në komente.
“Ne e mbajmë Halyna, familjen e saj, Alec dhe familjen e tij në zemrat tona”, shkroi gazetarja e njohur amerikane Katie Couric.
“Unë po u dërgoj dashuri të gjithëve. Ju jeni të gjithë në mendjen time,” tha aktorja Melanie Griffith.
“Unë po dërgoj dashuri,” shtoi komediania Rosie O’Donnell.
Të dielën, një burim i afërt me familjen Baldwin tha për revistën “People”, se aktori 63-vjeçar ishte “absolutisht i shkatërruar” nga aksidenti në xhirime dhe po anulonte të gjitha projektet për të qenë me familjen e tij.
Hilaria Baldwin thuhet se u largua nga shtëpia e saj në Nju Jork menjëherë pas të shtënave, dhe më vonë fëmijët e tyre u panë duke u larguar – ndoshta për t’u bashkuar me prindërit e tyre në një vend deri tani të panjohur.
Kujtojmë, Alec Baldwin vrau aksidentalisht me revole rekuizitë Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza gjatë xhirimeve filmike në New Mexico të enjten.
“Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluan gjatë xhirimeve të “Rust”. Drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins (42) dhe regjisori Joel Souza (48) u qëlluan kur plumbi nga revolja rekuizitë u qëllua nga producenti dhe aktori Alec Baldwin (63)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ekspertët e Hollywoodit besojnë se Baldwin bëri një gabim të madh duke injoruar rregullin e artë për sigurinë e përdorimit të armëve në një set.