Loading…

Vrasja e 35-vjeçares: Raportohet se këta janë emrat e policëve të suspenduar nga IPK’ja

  • 03/12/2022 | 17:25

Vrasja e 35-vjeçares: Raportohet se këta janë emrat e policëve të suspenduar nga IPK’ja

Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka njoftuar se nga Stacioni Policor në Lipjan janë suspenduar katër zyrtarë policorë, të cilët po hetohen në rastin e gruas shtatzënë.


Inspektorati Policor i Kosovës kishte njoftuar rekomanduar suspendimin e Komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve, të cilët kishin trajtuar rastet ndaj Sokol Halilit, personi i cili të mërkurën vrau shtatzënën 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së.

Dyshohet se katër zyrtarët kanë kryer veprat penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, IKP-ja ka rekomanduar suspendimin e Komandantit të Policisë për Komunën Lipjanit, Naser Sinani, Rreshteri Hasim Luboveci, dhe Hetues Fejsal Ahmeti, dhe Frashër Rexhepi.

Po ashtu, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, IPK ka njoftuar se Inspektorati kishte nisur hetimet paraprake mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që  policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit Halili për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”. Përgjatë procesit, të njëjtit kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor në Lipjan kishte vepra penale të kryera.

“Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak  mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që  policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”. Këto raste janë trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, përkatësisht Stacioni Policor Shtime, si dhe  Stacioni Policor Lipjan i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e Urdhër-mbrojtjes e palës së mbrojtur H.M . Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”’,  thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë