Loading…

Vrasja e Arlinda Zekajt: Specialja shqyrton dyshimet për neglizhencë të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve

  • 04/11/2026 | 14:21

Vrasja e Arlinda Zekajt: Specialja shqyrton dyshimet për neglizhencë të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve

Prokuroria Speciale e Kosovës nisi shqyrtimin e dosjes që lidhet me dyshimet për neglizhencë dhe mosveprim të mundshëm nga zyrtarë policorë, prokurorë dhe gjyqtarë në rastin e Arlinda Zekajt, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar për Klanin ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, i cili ka bërë të ditur se dosja ka mbërritur në këtë institucion para rreth tri ditësh.

Sipas Pacës, shqyrtimi do të përqendrohet në veprimet ose mosveprimet e mundshme të zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë dhe të Policisë, për të vlerësuar nëse ka pasur përgjegjësi nga ana e tyre.

Ai ka deklaruar se institucioni që drejton tashmë e ka pranuar materialin për trajtim.

“Mund ta konfirmoj që Prokuroria Speciale para rreth tri ditësh ka pranuar në shqyrtim dosjen nën dyshimet sa i përket zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve që eventualisht mund të jenë të dyshuar për shkak të mosveprimeve të tyre, që ka ardhur deri te neglizhenca”, deklaroi Paca.

Ndërkohë, pjesa tjetër e rastit të Arlinda Zekajt vazhdon të jetë nën kompetencën e Prokurorisë Themelore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë