Loading…

Vrasja e Elvis Pistës, rasti më i ndjeshëm i Prokurorisë

  • 04/02/2017 | 18:25

Vrasja e Elvis Pistës, rasti më i ndjeshëm i Prokurorisë

Vrasja e Elvis Pistës, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2014, është rasti më i ndjeshëm që po pret të zbardhet në prokurorinë e Gjakovës, për shkak të figurës komplekse të Elvis Pistës.


Kështu ka deklaruar kryeprokurori i ri i Gjakovës, Ali Selimaj, në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Selimaj tha se vrasja e Elvis Pistës përkundër shumë veprimeve që janë ndërmarrë për të gjetur kryesit, rezultate nuk janë arritur ende.

Siç ka thënë ai, kjo vrasje, në maj të vitit 2014, është kryer në mënyrë shumë profesionale pa lënë gjurmë.

“Rasti ‘Pista’ është rasti më i ndjeshëm që ka kjo prokurori. Për vet faktin se figura e të ndjerit Elvis Pista është një figurë komplekse, një figurë e personalitetit publik, e personit të botës së biznesit, të zyrtarit të ndërmarrjes publike. Vrasja e tij ka mbetur enigmatike”, ka thënë Selimaj.

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj ka thënë se ai nuk do të ndalet derisa të zbardhet vrasja e Elvis Pistës, dhe se do ishte i lumtur nëse do e përfundonte karrierën vetëm që ta zbardhte rastin “Pista”.

“Nuk do të pushojmë së punuari për zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës. Nuk mund ta krahasojmë veten me familjen, mirëpo preokupimi dhe ndërgjegja jonë konsideroj se është e barabartë me familjen e Elvis Pistës”, ka deklaruar kryeprokurori i ri i Gjakovës Ali Selimaj për “Drejtësia në Kosovë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë