Loading…

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Motivi i vrasjes mund të jenë informacionet që e ndjera kishte për aktivitetet e Murselit

  • 05/12/2023 | 23:19

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Motivi i vrasjes mund të jenë informacionet që e ndjera kishte për aktivitetet e Murselit

“E ndjera ka pasur informacione që mund të zbulonin një gjë më të madhe që mund të cënonin shumë interesa”, është shprehur gazetarja Klodiana Lala lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.


E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala u shpreh se Naim Murseli është i përfshirë në histori tenderash dhe kjo mund të jetë arsyeja e cila mund ta ketë çuar në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Klodiana Lala: Motivi i parë, prokurorja është treguar shumë e kujdesshme për të mos dhënë një motiv zyrtar sepse aty ka pasur edhe monitorues për të dalë lajmi dhe për tu devijuar hetimi. Çfarë unë kam konstatuar është që e ndjera ka pasur informacione që mund të zbulonin një gjë më të madhe që mund të cënonin shumë interesa.

Blendi Fevziu: Interesa në ç’kuptim?

Klodiana Lala: Naim Murseli është i përfshirë në histori tenderash, kishte një aktivitet të pahetuar në Suedi. Nuk dua t’ju futem fare historive intime. Nëse janë të tilla atë do ta thotë prokuroria.Të gjitha pistat janë të hapura, ama ka një gjë…. Edhe në këtë rast, Liridona ishtë shumë e tërhequr dhe nuk kishte folur për problematika. Kam komunikuar më shumë njerëz të cilët e kanë njohur Naim Murselin me gazetarë, funksionarë të ndryshëm në Kosovë për të kuptuar më tej. Naim Murseli nuk erdhi nga hici u çmend dhe vrau bashkëshorten, por ai mbarte ngarkesa me vete. Se të çfarë natyre ishin këto ngarkese prokuroria duhet të hetojë. Familja vetëm në këtë pikë dyshojnë për siguracionin. Madje ata nuk kishin dijeni edhe për divorcin.

Blendi Fevziu: Edhe babai i Murselit thotë të njëjtën gjë që s’kam pasur dijeni për ndonjë konflikt mes tyre, edhe babai i Liridonës thoshte të njëjtën gjë.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj gazetarja është shprehur se mendon që kjo ngjarje nuk është një ngjarje e planifikuar për një kohë të gjatë, por është një krim në nxitim e sipër.

Klodiana Lala: Unë nuk e shikoj që është një krim i planifikuar për një kohë shumë të gjatë, por mendoj që është një krim në nxitim e sipër ku kanë lënë prova shumë të forta rrugës.

Blendi Fevziu: Është krim i planifikuar. Është ekzekutuar në nxitim e sipër.

Klodiana Lala: Nuk thashë që ata e bën marrëveshjen aty për aty, ata kanë punuar një javë. Ai krim është planifikuar për atë kohën e shkurtër, por kanë nxituar për shkak të motivit. Vendi i ngjarjes ështe zonë rezidenciale dhe ishte e mbuluar me kamera sigurie. Ata kanë pasur një nxitim për ta vënë në jetë planin e tyre. Po ta kenë të planifikuar do kishin zgjedhur një zonë tjetër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë