Loading…

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan: Inspektorati suspendon katër zyrtarë të lartë policorë

  • 18/02/2020 | 22:59

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan: Inspektorati suspendon katër zyrtarë të lartë policorë

Inspektorati i Policisë ka suspenduar katër zyrtarë të lartë policorë.

Të suspenduar janë komandanti i stacionit policor, zëvendësi i tij, shefi i operativës se stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil.

Emrat e tyre janë: Alban Ramushi, Naser Rrahmani, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi.

Gazeta Insajderi mëson se të suspenduarit ndërlidhen me vrasjen e pesëfishtë të ndodhur sot në Gjilan.

“Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e IPK-së, shkruan Insajderi.

Valdete Pllana, ish-police e Kosovës, dyshohet se ka vrarë nënën, babain, dy vëllezërit, dhe më pas edhe veten. E njëjta është konfirmuar se kishte probleme psikike.

Ajo vazhdonte punën aktivisht, ndonëse Inspektorati Policor i kishte rekomanduar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë se pjesëtarët me probleme psikike duhet të suspendoheshin për shkak se ishin të pajisur me armë zjarri dhe mund të paraqesin rrezik.

Papërgjegjësia e Rashit Qalajt për të suspenduar policët me probleme psikike shkaktoi tragjedinë në Gjilan, ku u shua një familje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë