Loading…

Vrasja e policit në Prizren: Reagon Thaçi

  • 28/01/2020 | 23:43

Vrasja e policit në Prizren: Reagon Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas rastit në Prizren, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosen tre persona të tjerë.


Thaçi në Facebook, ka kërkuar nga organet e drejtësisë të ndërmarrin masat e ndevojshme për zbardhjen e këtij rasti.

Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime familjes së policit Sami Thaqi dhe kolegëve të tij.

Postimi i plotë i Thaçit:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi! HTH

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë