Loading…

Vrasja e rëndë në Skenderaj, drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës: Gruaja nga Llausha u soll pa shenja jete

  • 05/01/2022 | 17:14

Vrasja e rëndë në Skenderaj, drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës: Gruaja nga Llausha u soll pa shenja jete

Luljeta Zhubi, U.D., e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Mitrovicës, tha se gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., u soll në spital pa shenja jete. Viktima dyshohet se u qëllua me armë zjarri sot në Llaushë të Skenderajt, teksa i dyshuar për vrasjen është burri i saj S.Q,. 51 vjeçar.


Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

“Është sjellur në spital pas orës 15:00 pa shenja jete. Plagët kanë qenë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Është sjellë nga Emergjenca e QKMF-së së Skenderajt. Ekipi mjekësor është munduar ta reanimojë. Për rastin është lajmëruar edhe Mjekësia Ligjore”, tha Zhubi për Express.

Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.

Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, “nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja”, tha policia, transmeton Express.

Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë