Loading…

Vrasja makabre në Gjilan: Këta janë dy vëllezërit që janë vrarë nga motra, zbulohet motivi

  • 18/02/2020 | 17:49

Vrasja makabre në Gjilan: Këta janë dy vëllezërit që janë vrarë nga motra, zbulohet motivi

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, atje një zyrtare e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, ka vrarë të gjithë anëtarët e familjes dhe më pas edhe veten, shkruan Gazeta Metro.


Valdete Bllaca e cila ishte zyrtare aktive e policisë së Kosovës, ka vrarë babain e saj Zeqir Bllaca i cili ishte e moshës 70 vjeçare, nënën Hanife Bllaca 66 vjeçare, dy vëllezërit e saj, Blerim Bllaca 43 vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34 vjeçar.

Pasi kreu vrasjen e familjarëve të saj, dyshohet se 45 vjeçarja Valdete Bllaca, vrau edhe veten, i gjithë ky krim i rëndë ndodhi me armën e saj zyrtare.

Sipas fqinjëve të familjes Bllaca, përmendet që çështjet pronësore mund të jenë shkaku i kësaj vrasje. Ata kanë thënë për gazetarët se ishte mosmarrëveshja për një banesë të cilën e posedonte familja.

Gazeta Metro ju sjellë më poshtë edhe foton e dy vëllezërve Bllaca që mbetën të vrarë sot në vendin ku po jetonin së bashku.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00 tek lagjja ‘Bujanina’ në Gjilan, ku nga qytetarët po thuhet se është një prej vrasjeve më makabre në historinë e këtij qyteti.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka deklaruar se familjen Bllaca e njeh dhe ka qenë shumë bujare, ai tha se ka propozuar që të mbahet një ditë zie në Gjilan pas kësaj ngjarje të rëndë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë