Loading…

Vrasja në Pejë: Djali i hallës e vret për 75 mijë euro?

  • 24/02/2017 | 16:31

Vrasja në Pejë: Djali i hallës e vret për 75 mijë euro?

Borxhi prej 75 mijë eurosh është bërë shkak i një gjuajtje me armë në Pejë, që ka lënë të vdekur një person dhe një tjetër të plagosur.


 

Viktimat e këtij rasti janë: I.N. (1962) i vdekur dhe B.N ( 1996) i plagosur jashtë rrezikut për jetë, i cili është liruar nga Spitali pas dhënies se ndihmës mjekësore.

Burime të Gazeta Metro, thonë se vrasësi dhe viktimat janë familjarë dhe deri tek kjo vrasje ka ardhë një borxh prej 75 mijë eurove.

E pas një pune hetimore që ka bërë Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy të dyshuar duke konfiskuar edhe një armë të tipit: “V.B.V Bernardelli” cal: 7.65mm dhe 2 thika me të cilat dyshohet se është kryer vepra, shkruan Gazeta Metro.

Të arrestuarit janë: H.A (1996)- i arrestuar ne vendin e ngjarjes dhe I.A ( 1961) i arrestuar pas arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahen në ndalim policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore.

Hetuesit rajonal janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë