Loading…

Vrasja për tregti me lopë i sjell para gjykatës dy vëllezër nga Podujeva

  • 13/05/2017 | 08:18

Vrasja për tregti me lopë i sjell para gjykatës dy vëllezër nga Podujeva

Esat Llugaliu nuk ka mundur t`u bashkohej dy vëllezërve, Sadat e Fejard Llugaliu, të premten, në gjykimin që po zhvillohej kundër tyre për vrasje të rëndë.


Prej shkurtit të vitit të kaluar ai ka mbetur i palëvizshëm dhe vazhdon të trajtohet në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.

Për afro një vit as policia e as prokuroria në aktakuzë nuk ka sqaruar saktësisht se nga kush ka mbetur i plagosur me armë.

Tre vëllezërit Llugaliu nga fshati Surkish i Komunës së Podujevës po përballen me drejtësinë, për shkak se vitin e kaluar dyshohet se në bashkëkryerje e kanë vrarë Fahri Bunjakun. I ndjeri ka qenë banor i Sollobajës, po ashtu fshat në Komunën e Podujevës.

Mosmarrëveshjet rreth tregtisë me lopë në mes këtyre dy familjeve, sipas prokurorisë, kanë shkaktuar këtë vrasje dhe plagosjen e të akuzuarit, Esatit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë