Loading…

Vrasje e rëndë në Novobërdë: Dyshohet se nipi e vrau gjyshin

  • 17/01/2021 | 09:45

Vrasje e rëndë në Novobërdë: Dyshohet se nipi e vrau gjyshin

Në Novobërdë ka ndodhur një vrasje e rëndë, fillimisht ishte raportuar si vetëvrasje, por prokurori i shtetit e ka cilësuar si vrasje e rëndë, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës se djeshme (e premte), rreth orës 20:30, ka ndodhur një vrasje e rëndë në Novobërdë.

Fillimisht ishte raportuar nga nipi, se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, por prokurori i shtetit pasi ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka cilësuar si vrasje të rëndë.

Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.

“Novobërdë 15-16.01.2021 – 20:30. Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë