Loading…

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Policia në kërkim të dorasit

  • 21/04/2026 | 16:09

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Policia në kërkim të dorasit

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.


Siç raporton “Vijesti”, policia është në kërkim të Vehid Muriq nga Rozhaja si të dyshuar për rastin e rëndë.

Besohet se krimi është kryer gjatë natës në një apartament me qira.

“I dyshuari, siç beson policia, vrau tre miq, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në ndërtim, pas së cilës ai iku”, njofton media malazeze.

Ndërkaq sipas policisë, dorasi dhe viktimat janë nga Rozhaja.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i paraprinë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë nga Rozhaja”, njoftoi policia.

“Vijesti” duke iu referuar burimeve nga policia raporton se vëllezërit nga Rozhaja, Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27) ishin midis të vrarëve.

Krimi nuk është i lidhur me goditjen ndaj grupeve kriminale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë