Loading…

Vrasje që ndodhën për arsye banale

  • 16/11/2016 | 17:51

Vrasje që ndodhën për arsye banale

Çmenduri të ndryshme që filluan si “sherre të vogla” dhe mbaruan me fatalitet.

Zënkë mes qiftit
Në vitin 2009 në Singapor, një djalë i ri e hodhi të dashurën e tij nga ballkoni 12-katësh, pas një grindje mes tyre. Grindja  kishte filluar në  një restaurant mes çiftit, pastaj kur arritën në shtëpi u acarua situata dhe 19 vjeçari Tan Teck Soon nga zemërimi e shtyu të dashurën e tij nga ballkoni, dhe u hodhë menjëherë pas saj. Fatkeqësisht vajza vdiç ndëra Soon mbijetoi.

Koncerti
Robert Lyons nga Illinois vrau nënën e tij për shkak se ajo i ndaloi të shkojë në koncertin e këngëtares së tij të preferuar Avril Lavigne. Kur nëna e tij i tha që të mos shkojë në atë koncert ky e goditi atë me shishen e konjakut në kokë duke e shtrirë për toke atë dhe duke e lënë të vdekur.

Qesja me ushqim
Një zënkë mes dy të pastrehëve përfundoi me fatalitet mes Roger Wilks dhe David Scot. Wilks nuk pranoi ta ndajë ushqimin me Scot-in dhe kështu filloi zënka kur David Scot e goditi atë për vdekje, për atë qese ushqimi që nuk po e ndanin dot.

Tradhtia
Një  rreshter ushtarak e dogji gruan në një mënyrë të tmerrshme kur e kuptoi se ajo po e tradhtonte. Siç transmeton gazetametro.net John Joe Winter vendosi në veturën e gruas së tij 750 kilogram nitrat, përgjatë rrugës kur ajo po voziste makina shpërtheu me një forcë dy herë më të madhe se një bombë.

Facebook-u
Një grua të cilën e larguan shokët e saj nga facebook-u vendosi  t’u hakmerret atyre në një mënyrë të tmerrshme. Kur Jenelle Potter e larguan nga ky rrjetë social shokët Billy Payne and Billy Haysworth ajo e dërgoi babanë dhe vëllanë e  saj t’i vrasë ata, fillimisht duke i qëlluar me armë pastaj duke ua prerë fytin.

Shqetësimi
Raul Rodriguez gjatë një nate në një lokal ku kishte muzikë karaoke vrau dhe plagosi një grup të rinjsh. Arsyeja ishte se ata po e shqetësonin atë, nuk po i pëlqenin, Rodrigues gjithashtu i filmoi të gjitha ato që i bëri vetë. Ai u denua me 40 vjet heqje lirie./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë