Loading…

Vrau familjen për një certifikatë vaksine, kjo ishte letra që kishte lënë gjermani

  • 07/12/2021 | 16:27

Vrau familjen për një certifikatë vaksine, kjo ishte letra që kishte lënë gjermani

Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Gjermani disa ditë më parë. Një burrë vrau gruan, tre fëmijët e tij dhe më pas veten për një certifikatë vaksine të falsifikuar.


Policia gjeti dy prindërit, të dy 40 vjeç dhe tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe 10 vjeç të vdekur nga plagët me armë zjarri në një shtëpi në Koenigs Ëusterhausen në jug të Berlinit të shtunën e kaluar.

Sipas hetimeve, policia gjeti një shënim lamtumire në banesë të lënë nga kryefamiljari që kreu aktin e rëndë. Ai shkruante se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi për gruan e tij. Punëdhënësi i saj e kishte marrë vesh, dhe për pasoijë çifti frikësohej se do të arrestoheshin dhe do të humbnin fëmijët e tyre, tha prokurori Gernot Bantleon për Reuters.

Policia u njoftua pasi u alarmua nga dëshmitarët që kishin parë trupa të pajetë në banesë, thanë policia dhe prokurorët të shtunën.

Ngjarja e tmerrshme vjen pasi Gjermania ka forcuar kufizimet duke u përpjekur për të frenuar një valë të katërt të pandemisë së koronavirusit. Nga muaji i kaluar, punonjësve u është kërkuar të tregojnë se janë vaksinuar, shëruar ose test negativ për COVID-19.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë