Loading…

Vrau nënën me thikë dhe plagosi gjyshen, autori i krimit sapo ishte liruar nga burgu për përdhunim

  • 30/11/2021 | 15:52

Vrau nënën me thikë dhe plagosi gjyshen, autori i krimit sapo ishte liruar nga burgu për përdhunim

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e ndodhur në Agrinio të Greqisë, ku një 35-vjeçar vrau me thikë nënën e tij dhe plagosi rëndë gjyshen. Raportohet se 35-vjeçari është dënuar në vitin 2012 për grabitje në Patra dhe në vitin 2013 për përdhunim në Janinë.


Ai është paditur edhe nga nëna dhe gjyshja e tij në vitin 2015 dhe 2017 për dhunë në familje. Të njëjtat informacione bëjnë me dije se burri ka qenë i burgosur në të kaluarën në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ndërsa së fundmi sapo kishte dalë nga burgu.

Krimi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të së martës, 30 nëntor 2021, kur 35-vjeçari shkoi në shtëpinë ku jetonin nëna dhe gjyshja e tij dhe pasi fillimisht sulmoi nënën me duar, duke e goditur me grusht në kokë, më pas i nguli thikën.

Në të njëjtën kohë, vrasësi ka plagosur gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila megjithatë ka arritur të lajmërojë policinë , të cilët mundën të arrestojnë autorin në tentativë për tu arratisur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë