Loading…

Vrau një person dhe plagosi një tjetër aksidentalisht në shesh xhirimi: Aktori i njohur tregon vendimin që ka marrë

  • 25/10/2021 | 12:23

Vrau një person dhe plagosi një tjetër aksidentalisht në shesh xhirimi: Aktori i njohur tregon vendimin që ka marrë

Ngjarja e rëndë që tronditi Hollywood-in pak ditë më parë, ku Alec Baldwin vrau aksidentalisht një person dhe plagosi një tjetër në xhirimet e filmit Rust”, ka bërë që aktori të marrë një vendim drastik për sa i përket karrierës së tij.


Drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins mbeti e vrarë ndërsa regjisori Joel Souza u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat e huaja shkruajnë se tashmë aktori ka anuluar projektet e reja pas tragjedisë në sheshxhirim. Burime për revistën People janë shprehur: “Kështu ai i trajton kohët e vështira. Sa herë që ndodh diçka e keqe, në një afat të shkurtër, ai largohet nga sytë e publikut. Ai ishte i pangushëllueshëm për orë të tëra pas të shtënave. Të gjithë e dinë se ky ishte një aksident, por ai është absolutisht i shkatërruar.”

Baldwin reagoi duke thënë se nuk kishte fjalë për të përshkruar ngjarjen e rëndë. “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.

Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”, tha ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë