Loading…
Vrau veten në gjykatë: Hartman flet se kah e solli gjenerali kroat helmin
  • 20/04/2019 | 17:41

Vrau veten në gjykatë: Hartman flet se kah e solli gjenerali kroat helmin

Ish-zëdhënësja e Tribunalit të Hagës Florence Hartman ka folur për vdekjen e Slobodan Praljlakut dhe ka zbuluar se si e ka sjellë helmin në gjykatë, transmeton Gazeta Metro.

“Dihet se këtë e ka bërë ekipi i cili ka hyrë për të përcjellë gjykimin, sepse Praljak nuk ka mundur të ketë cianid në paraburgim, dhe kjo hedh dyshime mbi ekipin e tij të avoketëve, apo eventualisht ndokënd nga ambasadat. Kryesisht helmin e ka sjellë dikush i cili ka qasje te Paljakua para hyrjes në gjykatë”, ka thënë Hartman.

Të përkujtojmë, Slobodan Praljak, gjeneral në pension i ushtrisë kroate, është vrarë për shlal të aktgjykimit të Tribunalit për krime lufte. Ai ka purë cianid, në gjykatën e Tribunalit më 29 nëntor të vitit 2017.

Praljak ka lënë dy letra lamtumirëse, të cilat i kanë gjetur hetuesit e Kombeve të Bashkuara e të cilat dëshmojnë se gjenerali me kujdes e kishte planifikuar vetëvrasjen.

Të dy letrat janë shkruar më 27 nëntor, dy ditë para aktgjykimit të plotëfuqishë në lëndën “Bosnjë-Hercegovina”.

“Vendimin mbi ndërprerjen e jetës në rast se do të shpallem fajtor e kam marrë kaherë – me qetësi, maturi, me vetëdije”, i ka shkruar Praljak në letrën e parë familjes së tij, ndërsa në të dytën i është drejtuar bashkëshortes.

“Kaça, mendoj se letrën ‘Për familje’ do të duhet ta bësh publike në mënyrë që t’ua ndalësh hocin rrenave të pafund”, ka shkruar Praljak./gazetametro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë