Loading…

Vriten dy liderë të grupit terrorist ISIS nga forcat e koalicionit në Siri

  • 23/05/2020 | 10:10

Vriten dy liderë të grupit terrorist ISIS nga forcat e koalicionit në Siri

Dy liderë rajonal të ISIS u vranë këtë javë në një operacion të përbashkët nga forcat e koalicionit dhe atyre të forcave demokratike siriane u njoftua dje nga partnerët e koalicionit ndërkombëtar. Njëri prej tyre ishte komandant rajonal i Bagdadit, ndërsa tjetri ishte përgjegjës për logjistikë i grupit terrorist ISIS, transmeton Gazeta Metro.


Forcat Demokratike Siriane, aleatë perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë të koalicionit sulmuan një pozicion të ISIS në provincën Deir Ezzor  të dielën, ku dy liderët, Ahmad ‘Isa Ismail al-Zawi’ dhe Abd Muhammad Hasan al-Jughayfi, u vranë, njoftoi Task Forca e Kombinuar ‘Inherent Resolve’ në një komunikatë për media.

“Valiu i Bagdadit e eksplodoi veten. Personi i logjistikës u vra në shkëmbim zjarri” i ka thënë një zyrtar i mbrojtjes amerikan për Fox News.

Al-Zawi, i njohur po ashtu is Abu Ali al-Baghdadi, ishte komandant i grupit terrorist në veri të Bagdad.

Al- Jughayfi, i njohur edhe si, Abu Ammar, ishte përgjegjës për shpërndarjen e armatimit, materialeve të prodhimit të bombave dhe luftëtarëve të ISIS përreth Sirisë dhe Irakut.

Në të njëjtën ditë Forcat e Demokratike Siriane po ashtu njoftuan përmes rrjetit social Twitter se kanë kryer operacion kundër celulave të ISIS në rajonin e njëjtë “ku disa anëtarë janë arrestuar, derisa dy shtetas irakianë u vetëvranë duke shpërthyer bomba”.

Të dielën e kaluar po ashtu shtatë të burgosur të ISIS u arratisën nga një burg i vogël në qytetin e Al-Hol, qytet ku gjendet një kamp i madh ku dhjetëra mijëra të grave, të vejave e fëmijëve të ISIS jetojnë. Katër prej tyre janë zënë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë