Loading…

Vritet 20 vjeçari shqiptar në Itali, vëllai i tij i dyshuari kryesor

  • 03/06/2023 | 15:38

Vritet 20 vjeçari shqiptar në Itali, vëllai i tij i dyshuari kryesor

20 vjeçari shqiptar, u gjet i vrarë në banesën e tij në Ponte dell’Olio të Italisë. Bëhet fjalë për Enriko Aliaj.


I riu jetonte së bashku me dy prindërit, deri më tani i dyshuari kryesor është vëllai i tij 18 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites së 2 qershorit. Mjekët e urgjencës ndërhynë për t’i shpëtuar jetën të riut por rezultoi e pamundur.

Sipas mediave italiane, një prej të dyshuarve për krimin e ndodhur është vëllai 18 vjeçar i Enriko Aliajt. Dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë totalisht aksidentale teksa 18 vjeçari ka pasur në dorë armën e shkrepur aksidentalisht që i mori jetën vëllait të tij.

Më pas ka njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës por pavarësisht ndërhyrjes së këtyre të fundit, 20 vjeçari Enriko Aliaj ndërroi jetë në spital.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë