Loading…
Vritet biznesmeni nga Bosna dhe Hercegovina Slavisa Krunic
  • 23/04/2019 | 18:15

Vritet biznesmeni nga Bosna dhe Hercegovina Slavisa Krunic

Në rrethinën e Banja Luka u vra biznesmeni Slavis Krunic para shtëpisë së vet ku i kishin zënë pritën sulmuesit që kishin shkrepur me armë automatike ku ai dhe trupëroja e tij vdiqën nga plagët e marra, por edhe një nga sulmuesit, transmeton Gazeta Metro.


Biznesmeni Slavisa Krunic është pronar i shumë kompanive në Bosnje por mes tyre është zingjiri i furrave Zitopek dhe kompania e sigurimit Sector Security.

Krunic sipas mediave boshnjake ka rënë në pritë para shtëpisë së tij dhe dëshmitarë thonë se përleshja mes dy palëve ka zgjatur dy minuta dhe shpreheshin se “na kujtonte luftën”. Slavisa Krunic nuk i mbijetoi plagët dhe vdiq në spital. Poashtu, i vdekur mbeti dhe trupëroja i tij dhe njëri prej sulmuesve, kurse shoferi i Krunic mbeti i plagosur.

Një burim nga hetuesia ju ka thënë mediave boshnjake se është më se e qartë që atentati ishte i paramenduar dhe se  numri i saktë i atentatorëve do të lajmërohet më vonë.

Slavisa Krunic ishte serb i Bosnjes por nuk ishte i ngurruar në kritikat e tij ndaj pushtetit të ‘Republika Srpska’ , ku para disa viteve kishte thënë se pushteti i kësaj i vendoste ‘reket’ pasi pas tij nuk qëndron asnjë parti politike thoshte ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë