Loading…

Vritet me thikë një i mitur në Suharekë

  • 10/04/2018 | 16:37

Vritet me thikë një i mitur në Suharekë

Një i mitur ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me thikë nga disa bashkëmoshatarë në Suharekë, përcjell gazetametro.net.


Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:38 ka njoftuar Policia e Kosovës, ku tre të mitur të moshës 15, 16 dhe 17-vjeçar kanë sulmuar me thikë dy të mitur tjerë nga fshati Gjinoc.

“Të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Pak më vonë, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit ndërsa i dyti po trajtohet në emergjencë. Hetues rajonalë dhe krim teknikët i kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tre të dyshuarit janë arrestuar. Po ashtu edhe mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale.

Pritet intervista me të dyshuarit për të zbardhur rrethanat e rastit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë