Vrasja ndodhi disa ditë pasi që koloneli Davoud Jafari i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vra në një sulm me bombë në afërsi të kryeqytetit të Sirisë në Damask, për të cilin u fajësua shteti i Izraelit, transmeton Gazeta Metro.
Anëtari i gardës iraniane u vra në qytetin e Isfahan në Iran këtë të hënë derisa po udhëtonte për në punë. Sipas raporteve të mediave iraniane. Ai është identifikuar si Reza Dastani ndërsa ende nuk janë identifikuar kryesit sipas autoriteteve iraniane.
Vrasja ndodhi vetëm disa ditë pasi koloneli iranian Davoud Jafari ishte vrarë në një atentat të mundshëm nga një bombë skaj rrugës, incident për të cilin u fajësua  shteti i Izraeli nga regjimi i Iranit.
Agjencia e lajmeve e ndërlidhur me Gardën Revolucionare Tasnim ka raportuar se Jafari shërbente si këshilltar për forcat ajrore të Sirisë dhe ishte njëri nga oficerët përgjegjës për zënien rob dhe sekuestrimin e dy anijeve të Marinës Amerikane dhe 10 marinarëve në Gjirin Persik në vitin 2016’të.
Sipas Intelli Times Blog që ka raportuar të shtunën kolonel Jafari ishte i përfshirë në vendosjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore iraniane në Siri dhe Liban, program i udhëhequr nga Gjenerl Brigade Fereydoun Mohammadi Saghaei i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Vrasje vjen dy vite gati pas atentatit fatal të kreut të programit bërthamor të Iranit Mohsen Fakhrizadeh në Teheran, siç spekulohet nga agjentë të agjencisë së inteligjencës së Izraelit, Mossad, që nuk është konfirmuar asnjë herë zyrtarisht.
Mossad flitet se ka kryer eliminime të tjera të oficerëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar por kjo nuk ishte konfirmuar asnjëherë. Mossad kishte vjedhur gjithë arkivin e programit bërthamor të Iranit në Teheran në një operacion që zbuloi se Irani kishte fshehur disa lokacione të hulumtimeve bërthamore dhe identitetin e Mohsen Fakhrizadeh.
Agjentët e Mossad poashtu kanë kryer akt sabotazhi të centralit të përpunimit të uraniumit në qendrën Natanz, në një operacion në vitin 2021 duke e dëmtuar rëndë centrifugat./gazetametro.net