Shkencëtari Mohsen Fakhrizadeh vra në Damavand në lindje të Teheranit, kanë raportuar mediat lokale. Shkencëtari i vrarë iranian ishte oficer i lartë në Gardën Revolucionare Islamike të Iranit dhe udhëhiqte programin e armatimit bërthamor, transmeton Gazeta Metro.
Fakhrizadeh ishte edhe profesor i fizikës në Universitetin Imam Hussein në Tehehran dhe ish kreu i Qendrës Hulumtuese të Fizikës së Iranit.
Në vitin 2018, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte thënë “mbani mend këtë emër” pasi njoftoi se Mossad kishte marrë 100 mijë dokumente nga arkivat sekrete të Iranit.
Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka kërcënuar në rrjetin social Twitter se do të hakmerren për vrasjen e shkencëtarit siç kanë bërë në të kaluarën.
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit ka mohuar këto raporte, duke shtuar se nuk ka pasur incidente ku kishte shkencëtarë të përfshirë ka shkruar agjencia e lajmeve ISNA.
Ende nuk ka raporte zyrtare rreth incidentit./gazetametro.net
#BREAKING Iranian nuclear scientist Mohsen Fakhrizadeh has been assassinated in Damavand, east of Tehran pic.twitter.com/28n1GhKShe
— Reza Khaasteh (@Reza_Khaasteh) November 27, 2020