Loading…

Vritet një 25 vjeçar shqiptar në Londër

  • 09/12/2021 | 23:05

Vritet një 25 vjeçar shqiptar në Londër

Një 25 vjeçar shqiptar është qëlluar pë vdekje në Britani të Madhe. Bëhet fjalë për Xhovan Pepaj, i cili u vra mëngjesin e së shtunës më 4 dhjetor, në Kent.


Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, dy të dyshuar dhe tre bashkëpunëtorë. Autoritetet britanike njoftuan se viktima kishte plagë të shumta në trup.

Për ngjarjen janë njoftuar të afërmit e viktimës, ndërsa në rrjete sociale janë shpërndarë mesazhet ngushëlluese për 25 vjeçarin shqiptar, shkruan Kentonline.

Të dyshuar për vrasjen e shqiptarit janë dy të rinj, Ciaran Stewart, 18 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.

Oficerët e policisë po ashtu si bashkëpunëtorë i ka arrestuar edhe Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç.

28 vjeçari Turner akuzohet edhe për shitje të lëndëve narkotike.

Hetimet po vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë