Rreth një orë më parë ka ndodhur një vrasje në fshatin Vitomiricë të Pejës, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërgu në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare”, ka thënë Gashi për Metron.
Tutje ai ka bërë të ditur se dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar. /gazetametro.net