Një 33 vjeçar nga Kosova ka vdekur, pas plagëve të marra pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në një kafiteri të Firencës, në Itali, shkruan Gazeta Metro.
Siç njoftojnë mediat italiane, diskutimi ka filluar në kafene, dhe më pas vazhdoi edhe në rrugë.
Sipas tyre, 33 vjeçari që punonte si kamarier vdiq menjëherë pasi u pranua në urgjencën e spitalit të Careggit pas plagëve të marra nga thika.
Një tunizian 39-vjeçar është ndaluar nga karabinierët si i dyshuar për vrasjen./gazetametro.net