Loading…

Vritet një kosovar në Zvicër, plagosen rënd gruaja dhe e bija

  • 24/09/2020 | 14:46

Vritet një kosovar në Zvicër, plagosen rënd gruaja dhe e bija

Në mëngjesin e të enjtes, si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut, ka vdekur një burrë dhe janë plagosur dy gra.


Policia e qytetit të Cyrihut ka njoftuar të enjten se pak para orës 7 të mëngjesit i është raportuar një mosmarrëveshje e dhunshme familjare në një apartament në Zurich-Wollishofen.

Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili sipas 20minuten.ch është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.

Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital.

Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet,  thotë një person i punësuar tek ai, transmeton albinfo.ch. : “Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë”. Ai thotë se ngjarja e ka befasuar shumë: “Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”.

Punonjësi është i shokuar . “Është trishtuese kjo që ka ndodhur”.

B. kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, përcjell albinfo.ch. “Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë “. Sipas punonjësit, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në dyqanin e B.

Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta, transmeton albinfo.ch. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë