I plotësuar:
Sot në mëngjes rreth orës 09:30 në rrugën “UÇK” në qendër të Mitrovicës është vrarë një i ri me armë zjarri.
Viktima raportohet të jetë V.S., 22 vjeçar dhe është student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini”.
Fillimisht ishte raportuar se viktima është nxënësi shkollës së mesme.
Një nxënës është vrarë sot në gjimnazin Frang Bardhi, në Mitrovicë. Sipas informatave të para viktima është qëlluar 4 herë me armë zjarri, raporton Gazeta Metro.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Policia e Kosovës e cila ndodhet në vendin e ngjarjes e ka konfimuar rastin për Gazetën Metro./Gazeta Metro/