Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur plagosur në fshatin Zhur të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.
Gazeta Metro ka mësuar se deri tek vrasja e policit ka ardhur pas një aksioni të zhvilluar, ku si pasojë e një shpërthimi me eksploziv.
Po ashtu nga ky shpërthim i eksplozivit janë plagosur edhe dy persona të pjesëtar të Policisë dhe një qytetar.
Lajmin për vrasjen e policit dhe shpërthimin me eksploziv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
‘’Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim. Me respekt’’, ka thënë Kelani për Metron.
Gazeta Metro ju sjellë edhe videon nga vendi i ngjarjes./gazetametro.net