Një shkencëtar nuklear iranian i përshkruar si guru-ja i programit bërthamor të Iranit është qëlluar për vdekje në rrugën e një qyteti afër Teheranit.
Mohsen Fakhizadeh-së i ishte zënë prita në qytetin e Absardit, 70 kilometra në lidhje të Teheranit. Katër sulmues hapën zjarr pasi një dëshmitar dëgjoi një eksplozion, përcjell Periskopi nga The Guardian.
Përpjekjet për ta shpëtuar Fakhirizadeh-un dështuan, dhe bodigarti i tij po ashtu u plagos.
Ministri i mbrojtjes së këtij vendi konfirmoi vdekjen dhe i quajti sulmuesit “terroristë”.
Ky person ishte identifikuar edhe nga kryeministri izraelit që në vitin 2018 kishte thënë: “Mbajeni mend këtë emër, Fakhrizadeh,” kishte thënë Netanyahu.