Loading…

Vritet shqiptari në Brazil

  • 20/02/2019 | 09:46

Vritet shqiptari në Brazil

Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një grabitje të armatosur në Brazil.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin brazilian të Fortaleza. Viktima është Alban Gropcaj 28 vjeç, i cili ishte së bashku me një shtetas italian, Guido Bertola, kur ranë pre e grabitjes, raporton “La Stampa”.

Në momentin që ata kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë, u sulmuan nga disa persona me dy motorçikleta. Autorët, nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë, shkruan tvklan.al

Por njëri prej autorëve nuk hezitoi të përdorte armën dhe e qëlloi duke i marrë jetën. Kurse, italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit është pronar i një zdrukthtarie dhe së bashku me punëtorin shqiptar besohet se kishin shkuar në Brazil për një udhëtim pune.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë