Ylli rus i tankeve, 25 vjeçari, Bato Basanov i cili është edhe kampion bote në garat ndërkombëtare të luftës, është vrarë në front gjatë luftimeve në Ukrainë, këtë të fundit presidenti rus Vladimir Putin e kishte dërguar në vijat e frontit në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.
Bato Basanov nga Buryatia, ishte në një ekip rekord të tankeve të batalionit që performoi vitin e kaluar në lojëra lufte përballë ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Valery Gerasimov.
Por lufta e tij përfundoi me vdekje kur tanku i tij u godit në Ukrainë.
Ai është i fundit nga dhjetëra burrat nga rajoni i tij i varfër rreth 3500 milje në lindje të Moskës që u vranë në luftën e Putinit.
Ndërsa dy nëna nga Buryatia të pikëlluara flisnin për mbledhjen e trupave të djemve të tyre, njëra thuhet t’i thoshte tjetrës: ‘Ti je me fat sepse trupi i djalit tënd mbërriti i paprekur. E imja u kthye vetëm koka dhe dy duar’.
Basanov, një tetar i ushtrisë ruse, ishte lavdëruar vitin e kaluar për ‘lavdërimin e Rusisë duke u bërë kampion bote në batalionin e tankeve si pjesë e ekipit të tij’.
Në mënyrë unike, ai qëlloi pa humbur asnjë objektiv të vetëm me shpejtësi deri në 50 kmh në terrenin e stërvitjes Alabino në rajonin e Moskës, shkruan Daily Mail.
Megjithatë, siç thoshte një raport nga Volya Media: “Vdekja e Bato Basanov është një konfirmim i zymtë se batalioni i tankeve dhe lufta e vërtetë janë gjëra krejtësisht të ndryshme”.
Komandantët rusë Shoigu dhe Gerasimov i panë garat e rregullta të batalionit të tankeve si ngjarje kyçe të aspektin ushtarak, megjithatë numri i madh i vdekjeve të forcave ruse tregon se ata nuk ishin gati për luftë të vërtetë.
Basanov si pjesë e ekipit rus me një tank T-72B3 mundi ushtarë nga 19 vende në lojëra luftarake, duke përfshirë Kinën, kjo iu prezantua shefit të ushtrisë Gerasimov, tani i ngarkuar me përpjekjet luftarake të Putinit./gazetametro.net