Presidenti i Serbisë, ALeksandar Vucic, pas takimit të partive të djathta europiane doli para mediave dhe paraprakisht e shpalosi qëndrimin e tij dhe ngacmoi mjaft bashkësinë ndërkombëtare për atë që ai e konsideron si hipokrizi, duke e mbështjellë me objektivitet dhe gatishmëri për bashkëpunim në mes deklaratave, transmeton Gazeta Metro.
Vucic tha se nesër në prapaskenat e samitit të BE’së për Ballkanin Perëndimor do të ketë një varg takimesh të rëndësishme bilaterale duke shtuar se një prej tyre e theksoi, atë më Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emannuel Macron.
“Besoj se Macron dhe Merkel, si mua edh Albin Kurtit nesër do të na porosisin diçka” tha Vucic në deklaratën e tij sot.
Vucic u tregua pak më kavalier më pastaj me europianët kur vlerësoi se ata nuk janë edhe aq të kënaqur me ballkanasit, me arsye.
“Jam i sigurt që nesër europianët, të gjithë ne me zënkat do t’i bezdisim mjaft. S’kam pritje aq të mëdha, por jam i sigurt se do të dërgojmë mesazh pozitiv”.
Vucic pas lajkave ashpërsoi tonin kur përmendi njohjen e përfolur si të mundshme të Kosovës nga Greqia, duke i mëshuar fjalës “konfirmim” që e pret nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
“Nesër nga Mitsotakis do të kërkoj konfirmimin se Greqia nuk do të njohë Kosovën”.
Më tej Vucic shtoi dozën me akuzat e vjetra për hipokrizi ndaj BE’së.
“Disa zyrtarë europianë shkuan në Washington që të kërkojnë nga Amerika të bëjnë presion që pesë shtetet e BE të pranojnë pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë” tha ai dhe shtoi ca shpoti për europianët. “ Është e habitshme se sa e qortojnë Serbinë në disa shtete europiane për bashkëpunimin me Rusinë e Kinën, e të njëjtat këto shtete që na kritikojnë nuk ja dalin pa gazin e Putin dhe kanë këmbim tregtar të shkëlqyeshëm me Kinën”./gazetametro.net