Loading…

Vucic dhe Dacic nisin lojërat e flasin për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje, akuza kush e nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit

  • 06/02/2023 | 22:16

Vucic dhe Dacic nisin lojërat e flasin për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje, akuza kush e nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit

Zëvendës-kryeministri Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, mësohet nga mediat serbe ka anuluar të gjitha takimet e të martës pas krizës që po pretendohet se paska shpërthyer mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Serbi, Partisë Socialiste (SPS) të Dacic dhe Partisë Progresive (SNS) të presidentit serb Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.


Media serbe Nova ka raportuar se Dacic ka anuluar të gjitha takimet e tij sipas ministrisë së punëve të jashtme serbe.

Të hënën disa media serbe kanë raportuar se zgjedhjet e parakohshme në Serbi janë të mundshme që në shtator, që vjen pas fjalimit të ashpër të liderit të Partisë Progresive Serbe dhe presidentit serb Aleksandar Vucic në seancën e kryesisë së partisë së tij.

Poashtu, kryetari i kryesisë së Partisë Progresive Serbe, Darko Glisic, kishte porositur Partinë Socialiste Serbe se qenkan ngopur me ‘uljen e tyre në dy karrige’. Ai kishte pretenduar se Partia Socialiste Serbe po vazhdojnë me ‘praktikën e tyre të përditshme të flirtit dhe koketimit me njerëzit e opozitës’.

“Po i njoftoj se SNS është e gatshme që sot të shkojë në opozitë, por nuk pranon pazare politike kurrë” ka thënë Glisic.

Ministri serb i edukimit dhe zyrtar i SPS, Branko Ruzic, ka reaguar më herët se nuk sheh bazë në kritikat se SPS po flirton me opozitën, që në llogari të saj kishin hedhur lideri i SNS Aleksandar Vucic dhe Darko Glicis, duke shtuar se SPS gjithmonë ka bërë politikë të hapur.

“Nuk duhet ngritur tensionin, shteti është në gjendje të rëndë dhe më e shëndosha do të ishte që kryetarët e SNS dhe SPS të bisedojnë për këtë pasi mendoj se kjo e dëmton Serbinë” përsëriti Ruzic.

Glisic theksoi se Marrëveshjen e Brukselit nuk e ka nënshkruar Vucic, por ka meritat më të mëdha për tërheqjet e njohjeve të Kosovës për të cilat meritat i SPS e Dacic ia kanë dhënë vetes gjithë kohën.

Media serbe Novosti kishte shkruar se kjo vjen pas fjalimit të ashpër të liderit të partisë dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, në takimin e kryesisë së SNS dhe se zgjedhjet mund të mbahen në shtator.

“Më mirë të shkojmë në opozitë sesa të drejtojmë vendin nga interesat partiake dhe private. Unë jam i gatshëm të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem nën shantazh”, dyshohet se ka thënë Vucic në atë mbledhje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë