Loading…

Vucic ‘disiplinoi’ Dacic: Vazhdojmë bashkëpunimin, pajtohem me presidentin për planin franko-gjerman plotësisht

  • 08/02/2023 | 18:49

Vucic ‘disiplinoi’ Dacic: Vazhdojmë bashkëpunimin, pajtohem me presidentin për planin franko-gjerman plotësisht

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Dacic, pas takimit rreth një orë e gjysme me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili nga e hëna e akuzon atë dhe partinë për lojëra të pista dhe mungesë besnikërie, transmeton Gazeta Metro.


Zëvendës-kryeministri dhe njëkohësisht ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi sot se ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vucic dhe është arritur pajtim për vazhdimin e bashkëpunimit të të dy partive.

Dacic për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug ka thënë se bisedimet kanë zgjatur rreth një orë e gjysmë me partnerin senior të koalicionit qeverisës, dhe kanë pajtim të plotë rreth politikës së jashtme, posaçërisht për pranimin e planit franko-gjerman për Kosovën duke e mbrojtur qëndrimin e Vucic dhe duke i vlerësuar akuzat për tradhti e mungesë patriotizmi të tij si absurde.

“Mes tjerash mua Borrell më ka thënë dhe ua ka thënë edhe liderëve të tjerë botëror se Vucic nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kjo pas vizitës së pesë diplomatëve. Do të thotë pra që ai nuk e ka thënë për publikun e brendshëm por në një mbledhje politike dhe këtë e ka thënë me ashpërsi dhe vendosmëri, dhe me të vërtetë kjo është një pafytyrësi e madhe dhe marri që dikush ta akuzojë atë si tradhtar apo mungesë patriotizmi. Pra duke pasur gjithë këto parasysh unë jam ai, nënshkruesi i Marrëveshjes së Brukselit, që e nxis dhe trimëroj Vucic që duhet biseduar dhe negociuar”.

Vucic që nga e hëna kishte nisur që të disiplinojë partnerin e tij të koalicionit Dacic për t’u rreshtuar në një front dhe të shfaqin pa mëdyshje mbështetjen për politikën e tij. Ky presion ndaj Dacic dhe SPS shkoi deri në masën e shpërbërjes së qeverisë dhe zgjedhjeve në shtator. Dje Vucic i kishte konfirmuar spekulimet në media se ka përplasje mes partnerëve.

Dacic është spekuluar në mediat serbe se edhe është i shantazhuar nga Rusia, siç edhe konsiderohet si politikani i tyre më i afërt, për të mos u rreshtuar krah Vucic për të mos pranuar planin franko-gjerman për Kosovën. Njejtë ishte spekuluar se Dacic si një politikan i regjur pragmatist po e shfrytëzon këtë për favore të tjera nga Vucic, ndaj presionit të të cilit do të nënshtrohet në fund me një pazar më të favorshëm./gazetametro.net

Përçarje në Serbi: Rusia ka shantazhuar Dacic që mos ta mbështesë Planin Europian për Kosovën

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë